Maqedoni
VMRO DPMNE: Pushteti, çfarë dakordoi me Bullgarinë në Berlin; LSDM: respektojmë marrëveshjen me Bullgarinë
08.11.2020 15:39
VMRO – DPMNE fton kryeministrin Zoran Zaev, zëvendës kryeministrin Dimitrov...

VMRO – DPMNE fton kryeministrin Zoran Zaev, zëvendës kryeministrin Dimitrov, minsirtrin e jashtëm Osmani dhe presidentin Stevo Pendarovski të thyejnë heshtjen dhe ta thonë haptazi se çfarë kanë dakorduar në Berlin për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë.
Zëdhënësi i partisë Dim¬çe Arsovski duke u thirur në mediat bullgare, është dakorduar mbi tre elemente kryesore të identitetit dhe shtetëformësisë. Nga partia e Mickovskit druajnë se pushteti ka hequr dorë nga figurat dhe ngjarjet historike.
“Ajo që mund të ndëgjohet në mediat bullgare dhe politikbërës është se kanë ekzistuar tre kushte: gjuha, emri i shtetit dhe marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore, gjegjësisht këto janë kushtet që drejtëpërdrejtë godasin identitetin, shtetëformësinë dhe ekzistimin. Askush nuk përmend historinë dhe heronjtë dhe pyesim se a kanë pranuar gjithçka që fqiu lindor ka kërkuar sa I përket historisë dhe figurave historike, Goces dhe të tjerëve mbi të cilët shtrihet shteti dhe identiteti maqedonas”, u shpreh zëdhënësi i VMRO – DPMNE – së, Dimçe Arsovski.
Nga VMRO poashtu kërkojnë dorëheqje të qeverisë dhe formimin e qeverisë së ekspertëve për shpëtim nacional. Nga LSDM thonë se qytetarët vendosën në zgjedhje se kush duhet të udhëheqë me shtetin dhe besimin ia dhanë LSDM-së. Nga partia e Zavit hedhin poshtë pretendimet për negociime të fshehta me Bullgarinë.
“Jemi plotësisht të përkushtuar në respektimin e plotë të dispozitave të marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë. Në periudhën që vijon do të ketë komunikim intensiv midis ministrave për punë të jashtme. Jemi të bindur se do të gjejmë zgjidhje për këtë problem që të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare. Rreth qeverisë së ekspertëve për shpëtim nacional, mund të them se qytetarët në zgjedhjet paralamentare vendosën që LSDM ta udhëheqë shtetin”, theksoi deputetja e LSDM – së, Fanica Nikollovska.
Sipas LSDM-së, VMRO dhe Mickovski janë kontradiktorë në kërkesat e tyre, kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare ndëraq u ikin zgjedhjeve lokale për përzgjedhen e kryetarit të komunës së Shtipit.
Socialdemokratët ftojnë partinë opozitare të marrë pjesë në zgjedhjet lokale pasiqë me respektimin e protokoleve zgjedhjet mund të jenë të sigurta.
MERAL ISMAILI
