Maqedoni
Zaev: Bisedë telefonike me kryemisnitrin bullgar
08.11.2020 16:33
Kryemisnitri Zoran Zaev, ka realizuar një bisedë telefonike me kryemisnitrin bullgar Bojko Borisov...

Kryemisnitri Bullgar është prekur nga kovid 19 prandaj Zaev fillimisht i uroi shërim të shpejtë.
Poashtu ata biseduan rreth përgaditjeve për samitin e përbashkët të procesit të Berlinit, që pritet të mbahet në Sofje dhe u dakorduan edhe për një bisedë telefonike për të hënën kur duhet të sillet vendim nëse samiti do të mbahet me prani fizike të liderëve të ballkanit perëndimor apo I njejti do të mbahet online.
Poashtu dy kryemisnitrat kanë shprehur bindjen e tyre për vazhdimin e bisedimeve direkte dhe nëpërmjet përfaqësuesve qeveritar, me qëllim të gjetjes së zgjidhjes së përbashkët për çështjet e hapura dypalëshe, në interes të dy vendeve dhe në interest ë integrimeve evropjane.
