Maqedoni
Zgjedhjet lokale: Skadon afati për kandidaturat, opozita bojkoton
08.11.2020 17:10
Mesnatën e së shtunës ka skaduar afati për paraqitjen e kandidaturave për zgjedhjet e prakoshme...

Mesnatën e së shtunës ka skaduar afati për paraqitjen e kandidaturave për zgjedhjet e prakoshme lokale në Komunat Pllasnicë dhe Shtip. Për të parinë e Pllasincës kandidaturë ka paraqitur Alija Jahoski, si dhe Ramazan Serifoski kandidat nga partia Lëvizja për Bashkimin Kombëtar të Turqve.
Sa I përket kanidaturave për Komunën e Shtipit, gjithsej janë paraqitur pesë kandidatë: Nga LSDM është kandiduar deputeti dhe kardiologu Sasko Nikollov, kandidati i pavarur Trajce Mitev, Goce Angelov nga koalicioni i ri “E ardhmja në duart tona”, Lazar Naumov nga TMRO, ndërsa Integra e kandidon Simon Polikarp i njohur si Xhimi I cili është me prejardhje nigeriane por që më shumë se 20 vite jeton në Maqedoni.
Ndërkohë VMRO-DPMNE-ja dhe opozita shqiptare kanë vendosur që ti bojkotojnë zgjedhjet e parakohshme lokale kjo pasi asnjëra parti nga ky bllok nuk paraqitën asnjë candidature. Aleanca për shqiptarët kërkoi që shpenzimet nga organizimi I këtyre zgjedhjeve të shkoj për menaxhim me pandimë, ndërsa opozitarja VMRO-DPMNE, kërkoi Qeveri ekspertësh dhe zgjedhje në momentin kur do të lejon situta me pandmeinë.
“Kërkojmë qeveri ekspertësh për shpëtimin kombëtar. Zgjedhjet mund të mbahen kur të krijohen kushtet kurse ajo qeveri eksperte mundet të përbëhet nga njerëz që dinë dhe munden, të jetë Qeveri për shpëtimin kombëtar, por kjo nuk e përfshin Zoran Zaev”, u shpreh zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.
Nga LSDM u përgjigjën se zgjedhjet do të mbahen në përputhje me protokollet shëndetësore dhe nuk ka arsyje për prolongim të tyre.
“VMRO-DPMNE dhe Mickoski janë shumë kontradiktorë, sepse kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare kurse ikin nga zgjedhjet lokale për kryetar të komunës së Shtipit, me arsyetimin se nuk janë të sigurt. Do të kemi proces plotësisht të sigurt nga pikëpamja shëndetësore”, theksoi Fanica Nikolloska nga LSDM.
Zgjedhjet lokale në Shtip dhe Pllasnicë mbahen para atyre të rregultave për shkak se kryari i deritanishëm i komunës, Bllagoja Boçvarski u emërua në ekzekutiv, gjegjësisht në ministrin për transport dhe lidhje, ndërsa ish kreu I Komunës së pllasnicës, Ismail Jahoski u zgjodh si deputet nga radhët e BDI-së.
ZEKIRIJA MEXHITI
