Botë
ShBA: Biden merr postin e presidentit më 20 janar 2021
08.11.2020 17:32
Fituesi i zgjedheve presidenciale në SHBA demokrati Joe Biden më 20 janar të vitit të ardhëshëm pritet...

Fituesi i zgjedheve presidenciale në SHBA demokrati Joe Biden më 20 janar të vitit të ardhëshëm pritet të marr zyrtarisht postin. Detyra numër një në agjendën e Biden është lufta ndaj virusit korona.
Në fjalimin e fitores ai ka thënë se javën tjetër do të prezantojë një task-forcë të këshilltarëve për të zhvilluar planin e tij për luftim të pandemisë, pasi vetëm në SHBA janë infektuar rrth 10 miljon njerëz, ndërsa më shumë se 236 mijë amerikanë kanë vdekur nga kovid 19.
"Amerikanët na u drejtuan ne që ti udhëheqim forcat e etikës, drejtësisë, shkencës dhe shpresës në betejat e mëdha të kohës sonë, betejën që ta kontrollojmë virusin të krijojmë prosperitet, tu mundësojmë sigurim shëndetësor familjeve, drejtësi për të gjitha racat dhe ta çrrënjosim racizmin sistematik në vendin tonë", u shpreh fituesi i zgejdhjeve presidenciale në ShBA, Joe Biden.
Biden ka thënë se do ta bëjë të detyrueshme vendosjen e maskës në zonat e prekura më keq dhe se do të konsiderojë izolime. Joe Biden, SHBA-të do ti drejtoj sëbashku me Kamala Harris, e cila bën histori si gruaja e parë dhe personi i parë me ngjyrë me origjinë aziatike që do të shërbejë si numri dy në SHBA.
Fëmija i emigrantëve xhamajkanë dhe indianë, ajo gjatë gjithë karrierës së saj ka thyer tabu, duke filluar nga viti 2010, kur u bë e para që u zgjodhë si grua dhe preson me ngjyrë dhe e para që shërbeu si Prokurore e Përgjithshme e Kalifornisë.
Por derisa kampi democrat po festoon fitoren kandidati republikan po e konteston fitoren e Biden. Shtabi i tij ka parashtruar padi në gjykatë për procesin zgjedhorë, ndërsa kanë apralajmëruar edhe padi të reja. Ata kërkojnë rinomrim të votave gjithkund ku është shfrytëzuar softver.
SANIJE DURAKU
