Qeveria serbe konfirmon vizitën e Ramës në Preshevë
Kryreministri shqiptar, Edi Rama, pas vizites se sotme në Beograd, në orët e hershme të mëngjesit të ditës së nesërme do të udhëtojë për në Preshevë.........

Kështu ka deklaruar për agjencinë e lajmeve "Presheva Jonë" Suzana Vasileviç, shefe e kabinetit të qeverisë serbe.
Me këtë konfirmim zyrtar për viziten e kreut të qeverisë shqiptare në Preshevë hiqen dilemat dhe shkrimet spekulative se Rama nuk do të shkoje apo nuk do t’i lejohet të vizitojë trevat shqiptare në Jugun e Serbisë, respekivisht në Preshevë dhe Bujanoc në të cilat janë bërë pergatitjet e duhura për këtë vizitë të pritur prej kohësh, njofton ATSH.
Ndërkohë, vizita e kyreminsitrit Rama në Serbi ka ngjallur interesin jo vetëm të medias së të dy vendeve por edhe asaj ballkanike dhe evropiane.
Kjo për faktin se përbën një eveniment historik, pasi prej 60 vitesh nuk ka një vizitë diplomatike të nivelit të lartë. Siç bën të ditur për "Presheva Jonë", Vasileviç, rreth 200 gazetarë janë akredituar për të ndjekur këtë vizitë.
Nga ky numër i madh i gazetarëve është mesuar se ne mesin e e ketyre mediave te akredituar për te përcjellë hap pas hapi vizitën e Ramës 50 gazetarë janë shqiptarë, (30 nga Tirana).
