Maqedoni

Osmani: Moment historik për nisjen e bisedimeve me BE-në

08.11.2020 18:09

Çështja e fillimit të bisedimeve për anëtarësim të vendit në BE ka hyrë në një fazë shum të ndjeshme...

Çështja e fillimit të bisedimeve për anëtarësim të vendit në BE ka hyrë në një fazë shum të ndjeshme, thot shefi i diplomacisë Bujar Osmani, sipas të cilit ndodhemi shum afër realizimit të këtij qëllimi, që po kushtëzohet nga ana e Bullgarisë. Sipas tij as Maqedonai e Veriut e as Bullgaria nuk guxojnë ta lëshojnë këtë moment historik. 
 
"Kemi investuar shum, kemi arritur shum ajo që është më e rëndësishme jemi shum afër dhe nuk guxojmë ta lëshojhmë këtë mundësi. Ne nuk e kemi marr besimin për të treguar mllef, apo për të proektuar mllef por për të gjetur zgjidhje. Kemi shum miq të cilët duan të na ndihmojnë, me shum vende na përputhen interesa të përbashkëta dhe kemi motiuv të fuqishëm për të ruajtur integrimet tona evropjane andaj apeloj për optimizëm dhe qetsi. Diskursi publik jo gjithmonë i pëputhet realitetit politik. Edh te vendet anëtare të BE-së edhe te fqinjët tanë tanë në në Bullgari egziston ndjenja e përgjegjësisë dhe nevoja për të gjetur zgjidhje andaj asnjëra palë nuk guxon ta lëshojë këtë moment historik, i cili është në intres të të gjithve", u shpreh shefi i diplomacisë Bujar Osmani.  
 
Zaev: Bisedë telefonike me kryemisnitrin bullgar
 
Në këtë temë kanë folur në bisedën telefonike edhe kryemisnitri I vendit Zoran Zaev dhe ai bullgar Bojko Borisov, të cilët kanë shprehur bindjen e tyre për vazhdimin e bisedimeve direkte dhe nëpërmjet përfaqësuesve dhe ekipeve qeveritare, me qëllim të gjetjes së zgjidhjes së përbashkët për çështjet e hapura dypalëshe, në interes të dy vendeve dhe në interes të integrimeve evropjane. 
 
Poashtu Zaev dhe Borisov  biseduan rreth përgaditjeve për samitin e përbashkët të procesit të Berlinit, që pritet të mbahet në Sofje dhe u dakorduan edhe për një bisedë telefonike për të hënën kur duhet të sillet vendim nëse samiti do të mbahet me prani fizike të liderëve të ballkanit perëndimor apo i njejti do të mbahet online. 
 
SANIJE DURAKU