Maqedoni
Kovid 19: 26 të vdekur dhe 978 të infekutuar
08.11.2020 18:30
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 2 667 teste...
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 2 667 teste dhe prej tyre 37% apo 978 raste kanë rezultuar pozitiv.
Në 24 orët e po ashtu kanë ndërruar jetë edhe 26 pacientë, që paraqet edhe numrin më i lartë i viktimave që nga fillimi i pandemisë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 23 pacient.
Numnri i përgjithshëm i personave të prekur me kovid 19 në vend aktualisht arrinë në 39760 persona, prej të cilëve 23035 janë shëruar 1136 kanë humbur jetën ndërsa numri I rateve aktive është rritur në 15589 persona.
Në klinikën infective në Shkup aktualisht po trajtohen 161 pacient, në spitalin në Kozle 8 fëmijë pozitiv dhe 26 të rritur.
Në spitalin 8 shtatori po trajtohen 79 pacient, në institutin e tuberkulozit 56 pacient, në Manastir 71, në Shtip 57 pacient ndërsa në klinikat infective në Tetov, Ohër, Veles, Kumanov, Prilep, Gostivar, Strumic, Strug, Koçan, Gjevgjeli, Kërçov dhe Kavadar po trajtohen 493 pacient pozitiv.
