Liderët botëror, urime me pritshmëri nga Biden
Bashkimi Evropian pret që Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, të nxisë një frymë të re...

Bashkimi Evropian pret që Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, të nxisë një frymë të re bashkëpunimi për të përballuar sprovat kryesore që mundojnë aktualisht botën.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në mesazhin e sajë për presidentin e ardhshëm të SHBA-së, Biden, nga i cili kërkon një bashkëpunim më të mirë për të adresuar problemet me pandeminë e COVID-19, ndryshimet e klimës, respektimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe sidomos stabilitetit dhe sigurisë në rrafshin botëror.
“Bashkimi Evropian qëndron i gatshëm për të intensifikuar bashkëpunimin me administratën dhe kongresin e ri amerikan. Së bashku do të adresojmë më mirë sprova botërore si pandemia e coronavirusit dhe ndikimit të saj në ekonomi, ndryshimet klimaterike dhe humbja biodiversitetit mjedisor, nevoja për një rregullore ndaj ekonomisë dhe shoqërisë digjitale, sigurisë botërore dhe reformimit të marrëdhënieve shumëpalëshe”, u shpreh presidentja Von der Leyen.
Pritshmëri të mëdha edhe nga Presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas nga presidenti I ri amerikan Biden. Abbas do të kërkojë që gjatë administratës Biden, SHBA ta heqë ambasadën e saj nga Jerusalemi, për ta rivendosur atë në Tel Aviv.
Ai në një deklaratë thot se do ta heqë bojkotin e tij politik tre-vjeçar të Shtëpisë së Bardhë. Abbas u kishte dhënë fund të gjitha marrëdhënieve politike me administratën e Presidentit Donald Trump pas vendimeve të udhëheqësit amerikan në 2017 për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit dhe për të zhvendosur Ambasadën e SHBA-së atje.
Edhe Irani shpreson se politika amerikane do të ndryshojë pas fitores së Joe Bidenit.
"Epoka e Donald Trumpit dhe ekipit të tij aventurist dhe luftënxitës, më në fund ka mbaruar .. ne shpresojmë se Shtetet e Bashkuara do të ndryshojnë politikat e tyre shkatërruese”, ka thënë nën-presidenti i Republikës Islamike, Eshaq Jahangiri.
Presidenti amerikan, Donald Trump është tërhequr nga marrëveshja bërthamore më 2018, sipas së cilës, Irani do të duhej të kufizonte aktivitetin bërthamor, në këmbim të lirimit nga sanksionet.
Përveç këtij veprimi Trump ka aplikuar fushatë me presion maksimal ndaj Iranit. Urime me gadishmëri për bashkëpunim presidenti i ri amerikan ka marr edhe nga liderët rajonal dhe botëror përfshi edhe liderët në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë.
Sa i përket Kosovës mbetet të shihet se cili do të jetë fati i marrveshjes me Serbinë në Uashiongton, e ndërmjetësuar nga Trump, e që nga kampi demokrat ishte parë si pjesë e fushatës së kudnër kandidatit të tyre.
FITIM KRYEZIU
