Obama: Mbeten serioze dallimet në pozitat e Uashingtonit dhe Teheranit
Dallimi mbetet i dukshëm në pozitat në Teheran dhe Uashington për programin bërthamor iranian, paraljmëroi presidenti i SHBA-së, Barak Obama........

Dallimet duhet të tejkalkohen deri në skadimin e datës për arritjen e marrëveshjes më 24 nëntor. "Mund të kemi sukses", pranoi Obama në një intervistë për CBS.
"Çështja tani është nëse do të mund t'i tejkalojmë këto probleme, që Irani të mund sërish të integrohet në bashkësinë ndërkombëtare, sanksionet të tërhiqen dalëngadalë dhe të kemi garanci të fuqishme se nuk përpunon bombë bërthamore", deklaroi Obama.
Dy dallimet themelore janë për ardhmërinë e programit iranian për pasurimin e uraniumit dhe shpejtësinë me të cilën tejkalohen sanksionet. Teherani dëshiron program industrial për uranium dhe tërheqje urgjente të sanksioneve, përderisa Perëndimi propozon program të kufizuar dhe heqje graduale të sanksioneve.
