Maqedoni
RMV, Shqipëria e Serbia, marrëveshje bashkëpunimi në luftën kundër Covid-19
09.11.2020 11:04
Zhvillohet sot në orën 11:00, një takim online për mini Shengenin Ballkanik....

Zhvillohet sot në orën 11:00, një takim online për mini Shengenin Ballkanik.
Kryeministrat e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë, Zoran Zaev, Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç, do të nënshkruajnë një Memorandum Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi në luftën kundër Covid-19.
Mes të tjerash do të nënshkruhet edhe një marrëveshje ndërshtetërore midis Republikës së Serbisë dhe Republikës së Shqipërisë mbi lëvizjen e lirë të qytetarëve vetëm me letërnjoftime (ID).
