Botë

Osmani pret Hotin në Presidencë

09.11.2020 11:21

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani, njëherësh edhe kryetare e Kuvendit të Kosovës...

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani, njëherësh edhe kryetare e Kuvendit të Kosovës, do të pres në takim sot kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.
 
Lajmin e kanë konfirmuar nga Zyra për Informim e kryetares Osmani.
 
Pas këtij takimi pritet që krerët e shtetit të dalin me një konferencë për media.
 
Ky takim vjen disa ditë pas arrestimit të ish-presidentit, Hashim Thaçi nga Gjykata Speciale në Hagë.