Ivanov do t'i ndajë bursat "Boris Trajkovski"

10.11.2014 10:41

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot solemnisht do t'i ndajë bursat "Boris Trajkovski" për vitin akademik 2014/2015......

Në solemnitet do të mbajë fjalim edhe zëvendsministri i Arsimit dhe Shkencës, Spiro Ristovski.

Bursat, tradicionalisht, ndahen për 20 studentët më të mirë për studime pasuniversitare të Programit për biznes administratë-MBA në Siti kolexhin në Selanik, Fakultetin për studime ndërkombëtare, pranë Universitetitt "Shefild" nga Britania e Madhe.

Bursat i sigurojnë Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë dhe Universitetit "Shefild".