Botë

Hagë, dy seanca ndaj liderëve të UÇK-së, Krasniqi: Nuk jam fajtor, po bëni padrejtësi

09.11.2020 12:12

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi...

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi kanë prej sot  paraqitjen e parë gjatë në seancat fillestare në Gjykatën e Hagës.
Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi, ka dalë paraditen e sotme para gjykatësit, në rolin e ish-zëdhënësit të UÇK-së. “6 akuza për krime kundër njerëzimit, përndjekje, burgosje, torturë,vrasje dhe zhdukje me forcë e personave dhe 4 akuza për krime lufte, përkatësisht, ndalim arbitrat, torturë dhe vrasje e paligjshme”, këto janë akuzat e lexuara nga gjykatësi, për të cilat Krasniqi dyshohet. Teksa iu lexuan akuzat, Kasniqi tha se angazhimi i tij ka qenë në luftën kundër okupatorit dhe jo kundër individëve. Me këtë rast Krasniqi u shpreh i prerë se nuk është fajtor dhe se ndaj tij po bëhet një padrejtësi e madhe. 
 
“Unë dua të deklaroj sot se kurrë në jetën time në asnjë rast të vetëm nuk i kam trajtuar njerëzit as aq se si me trajtuat mua nga ndërtesa e burgut deri në këtë ndërtesë. Kurrë në jetën time nuk kam trajtuar njerëz në këtë mënyrë, sepse nuk ka qenë qëllimi im trajtimi i njerëzve, por lufta kundër okupatorit që ka bërë krime në Kosovë. E ndjej vetën më shumë së mirë dhe kurrë nuk do të dëshiroja të jem në petkun e njerëzve që kanë shpirt krimineli. Kurrë nuk do të dëshiroja të jem në petkun e njerëzve që kanë veshur petkun e krinimelit. Kur në asnjë deklaratë time nuk e kam drejtuar gishtin nga popullata civile. Në aktakuzë po i ndani shqiptarët në katolik e mysliman, kjo është fyese, unë nuk jam as katolik e as mysliman, unë jam shqiptarë. Ne një kohë të gjatë në kohë shumë të vështira, në jetë a vdekje u vumë në mbrojtje të vatanit. Ndërmarrje e përbashkët kriminale është në Serbi dhe tek mbështetësit e politikave të Beogradit. Besoj shumë që këtë e di secili qytetar që së paku është mbi 30 vjeç dhe jeton në vendet e demokracive perëndimore. Unë nuk do të zgjatem më shumë por dua tu them që kam qen i dënuar nga regjimet kriminale të Jugosllavisë dhe ata më kanë pas dënuar pse kam lexuar libra dhe pse e kam kundërshtuar atë regjim, por besoni se ma shumë kanë pas të drejtë ata, se sa sot që gjendem këtu”, u shpreh Krasniqi.
 
Në orën 15 ndërkohë, para gjykatësve ka dalë edhe ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzën edhe ndaj ish-kreut të PDK-së, Kadri Veselit dhe deputetit të Vetëvendosje Rexhep Selimit, të cilët do të dalin në seanca fillestare të martën, përkatësisht ditën e mërkurë.