Botë

Itali, mbi 30 mijë raste të reja me Covid 19

09.11.2020 12:28

Në Itali, situata vijon të jetë e rëndë si pasojë e virusit korona...

Në Itali, situata vijon të jetë e rëndë si pasojë e virusit korona. Autoritetet shëndetësore kanë realizuar 191,144 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 32,616 persona.
 
Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 331 persona. Lajmi i keq vjen nga spitalet, pasi numri i personave në terapi intensive është rritur me 115 pacientë.
 
Pjesa më e madhe e Italisë është futur në izolim, përfshirë rajonin verior të Lombardisë, me popullsi të dendur. Italia aktualisht është e ndarë në 3 zona: të kuqe për rrezikshmëri të lartë, më pas portokalli dhe të verdha. Në këto zona të kuqe, qytetarët nuk lejohen të dalin nga banesat, përveç për të shkuar në punë, arsye apo emergjenca shëndetësore.