Botë

La 21 viktima në Guatemalë, stuhia tropikale Eta godet Floridën dhe Kubën

09.11.2020 12:52

Të paktën 21 persona kanë vdekur, ndërsa më shumë se 100 të tjerë dyshohet të jenë mbuluar nga balta....

Reshje të mëdha shiu si dhe erëra të forta, të shkaktuara nga stuhia tropikale Eta, kanë bërë që shtetet e Floridës dhe Kubës, të marrin masa për të parandaluar dëmet që stuhia mund të shkaktojë.   
 
Shkollat, plazhet dhe transporti publik në pjesën më të madhe të pjesës jugore të shtetit të Floridës, u mbyllën përpara se Eta të zbarkonte. 
 
Edhe Kuba u përball me stuhinë e fortë, që deri më tani, ka shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha materiale në Amerikën Qendrore. Zyra e meteorologjisë së Kubës paralajmëroi dhe më parë qytetarët për shira të rrëmbyeshëm, përmbytje dhe erëra me shpejtësi 80-100 km në orë. Përmbytjet mund të jenë një problem më i madh, duke qenë se Kuba u përball gjatë këtyre ditëve me reshje të shumta lokale shiu. Fermerët po lëvizin bagëtinë e tyre në vende të sigurta,  qindra qytetarë kubanë filluan të largohen nga shtëpitë e tyre. Eta goditi më parë GuatemalëN, ku të paktën 21 persona humbën jetën dhe të tjerë rezultojnë të humbur, si pasojë e rrëshqitjeve masive të tokës.