Botë
Hoti pas takimit me Osmanin: Pavarësisht situatës, institucionet funksionojnë
09.11.2020 13:10
U.D së presidentit të Kosovës Vjosa Osmani, u takua sot me kryeministrin Avdullah Hoti...

U.D së presidentit të Kosovës Vjosa Osmani, u takua sot me kryeministrin Avdullah Hoti për të diskutuar për të gjitha zhvillimet e fundit në vend. Pas takimit, kryeministri theksoi se me Osmanin janë dakorduar që të kenë konsultime të vazhdueshme për menaxhimin e situatës me Covid 19.
“Unë sot kisha një takim me kryetaren e Kuvendit që ushtron edhe detyrën e presidentes për koordinimin ndër-institucional që duhet të kemi nëpër situatën që po kalon vendi. Biseduam për të gjitha çështjet që duhet të koordinohet kryeministri dhe presidenti…Biseduam edhe për situatën e pandemisë që po kalojmë, dhe i kërkova që të punojmë së bashku që të menaxhojmë këtë situatë në veçanti në punën e Kuvendit.U dakorduam që vazhdimisht të konsultohemi në menaxhimin e kësaj situate, për të përçuar mesazhin e qartë që pavarësisht zhvillimeve politike dhe proceseve nëpër të cilat kalon vendi si rezultat i dorëheqjes së presidentit të vendit, ku forcat politike duhet të bëhen bashkë për të gjetur zgjidhjen, të japim mesazhin e maturisë së institucioneve për t’u dalë në ndihmë qytetarëve”, tha Hoti.
