Botë
Irak sulm pranë aeroportit të Bagdadit, 11 të vdekur
09.11.2020 13:40
Rreth 11 persona mbetën të vdekur në nga një sulm në afërsi të aeroportit të Bagdadit mbrëmjen e së dielës....

Rreth 11 persona mbetën të vdekur në nga një sulm në afërsi të aeroportit të Bagdadit mbrëmjen e së dielës.
Së paku tetë njerëz u plagosën dhe u dërguan në spital për trajtim.
Sulmuesit hodhën granata dhe qëlluan mbi forcat e fisit Hashed të stacionuara në Al-Raduanijah. Zyrtarët e sigurisë në Irak thanë se një grup i lidhur me militantët e Shtetit Islamik ka sulmuar një kullë monitorimi pranë Aeroportit të Bagdadit.
“Shteti Islamik sulmoi kullën e monitorimit, duke vrarë pesë anëtarë të fisit Hashed dhe gjashtë banorë lokalë, që shkuan për të ndihmuar”, tha një burim i sigurisë për AFP-në. Përgjegjësinë për sulmin zyrtarisht nuk e ka marrë asnjë grup.
