Maqedoni

VMRO-DPMNE vendos “Numratorin e Zaevit”: 1136 viktima, 40,000 të papunë, 2 mld euro borxh

09.11.2020 13:58

VMRO DPMNE ka vendosur sot një trasnparentë mbi portën Maqedonia...

VMRO DPMNE ka vendosur sot një trasnparentë mbi portën Maqedonia, të asaj që e ka cilësuar si numëratori real i kryeministrit Zaev. 1136 të vdekur, 40,000 tw papunë dhe mbi 2 miliardë euro borxh. Ky numerator sipas VMRO-së, është pasqyra e vërtetë e qeverisë për tu përballur me pandeminë Covid 19.
 
"Këto janë numra që tregojnë pamjen reale me të cilën përballemi të gjithë. Kemi gjithsej 39,760 raste aktive të KOVID dhe 1136 vdekjeve. Ne kemi një borxh prej 2 miliardë eurosh, pra mbi 60% të BPV-së. Kemi 40,000 njerëz të rinj të papunë nga marsi deri në tetor dhe kemi një veto për integrimin europian të Maqedonisë. Ky është efekti i Zoran Zaevit, prandaj ai duhet  të japë dorëheqjen menjëherë. Këta 1136 njerëz të vdekur nuk janë thjesht numra të zakonshëm në letër, ata janë prindërit, vëllezërit, motrat, fëmijët e dikujt, këto janë fatet e mijëra familjeve, shumë prej të cilave mund t’i kenë mbijetuar sëmundjes nëse nuk do të prisnin një provë për disa ditë, dhe pastaj për rezultatin edhe më shumë. Shumë do të kishin mbijetuar nëse do të kishte vende të lira në spitale. Shumë do të kishin mbijetuar nëse do të kishin para për t'u trajtuar në spitale private, për të cilat u mblodhën donacione sepse shëndeti i shtetit dështoi. Kjo është tragjedia e kujdesit shëndetësor të udhëhequr nga Venko Filipce. Prandaj, ai duhet të japë dorëheqjen menjëherë.", tha Naum Stoilkovski nga VMRO-DPMNE.
 
SEDAT SELIMI