Maqedoni

Pasojat nga kriza Covid 19, LSDM: Ndihmë për ekonominë e qytetarët e prekur

09.11.2020 14:13

LSDM thotë se në këtë kohë pamndemie, qeveria ka ofruar ndihmë të fortë për ekonominë...

LSDM thotë se në këtë kohë pamndemie, qeveria ka ofruar ndihmë të fortë për ekonominë, por edhe për qytetarët e prekur nga kriza. Sipas zëdhënësit të LSDM-së, Kostandin Kostandinov, 70 milion eurot e ndara në buxhet, kanë për qëllim të mbështesin jo vetëm ruajten e vendeve të punës por edhe subvencioninmin e pagave për sektorët e rrezikuar  për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor. 
 
"70 milion euro, kanë për qëllim të mbështesin 83,000 vende pune  dhe të subvencionojnë gjithsej 250,000 paga për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor në shumën prej 14,500 deri në 21,776 denarë.Janë dhënë fonde serioze për të mbështetur sektorin e turizmit dhe hotelierisë, zejtarët dhe personat e vetëpunësuar.Me 27.6 milion euro, ne stimulojmë konsumin privat përmes kartelave të pagesave prej 6,000 denarë për 283,000 bashkëqytetarë tanë. Një shtesë prej 243 milion denarë është ndarë  me qëllim të përballjes  me pasojat shëndetësore të virusit korona. Këto fonde do të alokohen për prokurimin e barnave, vaksinave dhe testeve për  Covid 19.  Në këto 243 milion denarë, janë përfshirë fonde në vlerë prej 54 milion denarë për të shpërblyer të gjithë profesionistët shëndetësorë të përfshirë në trajtimin e pacientëve në të gjitha qendrat Covid në vend. Buxheti shtesë siguron gjithashtu fonde për financimin e 19 projekteve kapitale në nivelin lokal në dhjetra komuna në të gjithë vendin.", tha Kostadin Kostadinov, zëdhënës i LSDM-së. 
 
SEDAT SELIMI