Putin dhe Abe biseduan për situatën në Ukrainë dhe për marrëveshjen paqësore mes Rusisë dhe Japonisë

10.11.2014 10:51

Presidenti rus Vladimir Putin sot në Pekin u takua me kryeministrin japonez Shinxo Abe, transmetoi TASS, duke iu referuar zëdhënësit të Kremlinit, Dimitrij Peskov.....

Të dy liderët e kanë shqyrtuar situatën në Ukrainë, punën mbi marrëveshjen paqësore mes Rusisë dhe Japonisë dhe mundësitë për vizitën e presidentit rus në Japoni.

Putin dhe Abe u takuan në samitin e vendeve nga Bashkëpunimi ekonomik aziatiko-paqësor (APEK), që sot filloi në kryeqytetin kinez.

Të dy e kanë konfirmuar "gatishmërinë ta vazhdojnë me kontaktet për të gjitha aktivitet përfshirë edhe vazhdimin e punës mbi marrëveshjen paqësore".

"Putin dhe Abe, gjithashtu, bën kontroll të projekteve bilaterale për bashkëpunimin tregtar-ekonomik, që u harmonizuan gjatë vizitës së fundit të kryeministrit japonez në Rusi", theksoi zëdhënësi Peskov.