Ekonomi

Benzina shtrenjtohet për gjysmë denari, çmimi i dizelit i njëjtë

09.11.2020 14:38

Benzina dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri nga sonte në mesnatë shtrenjtohen për gjysmë denari..

Benzina dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri nga sonte në mesnatë shtrenjtohen për gjysmë denari, ndërsa çmimi i dizelit mbetet i njëjtë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetik. 
 
Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS-95  arrin 58,5  denarë, kurse EUROSUPER BS-98 do të shitet për 60, ndërsa Vaji i lehtë për amvisëri (El-1) për 49,5 denarë për litër. Çmimi me pakicë i EURODISEL (D-E-V) nuk ndryshon, gjegjësisht mbetet 49,5 denarë për litës. Me vendim të KRRE-së për 0,365 denarë për kilogramë rritet edhe çmimi me pakicë i Mazutit M-1 NS dhe arrin 26,196 denarë.
 
Arsye për ndryshimin e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës nga KRRE, theksojnë çmimin e rritur referent të benzinës dhe diselit për rreth 1.816 për qind, si dhe për 0.469 për qind kursin më të lartë të denarit krahasuar me dollarin.