Ekonomi
“Fundjava pa TVSH”, kthimi i parave, të martën dhe të mërkurën
09.11.2020 15:03
Drejtoria e të ardHurave Publike, informon qytetarët se nesër dhe pasnesër..

Drejtoria e të ardHurave Publike, informon qytetarët se nesër dhe pasnesër do të fillojë pagesa e rikthimit të TVSh-së nga masa “Fundjavë pa TVSH”.
Sipas të dhënave nga DAP, kur u zbatua kjo masë u realizua qarkullim në vlerë prej 526 milionë denarësh, ndërsa kthimi i TVSH-së ndaj qytetarëve për produktet, shërbimet dhe pajisjet kompjuterike të Maqedonisë së Veriut të blera deri më tani është 63,4 milionë denarë. Fundjava pa TVSH, është masë e pakos së katërt të masave anti-krizë dhe qëllimi është të kontribuojë në uljen e efekteve të krizës Covid-19 dhe të mbështesë qytetarët dhe ekonominë. Kjo masë u realizua më 10, 11 dhe 12 tetor 2020 dhe parashikon kthimin e të gjithë shumës së TVSh-së së paguar për produktet dhe shërbimet e blera vendore, si dhe pajisjet kompjuterike.
