Maqedoni
RMV, Shqipëria e Serbia me marrëveshje, trajtim falas ndaj Covid 19 në të tre vendet
09.11.2020 15:30
Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia thellojnë bashkëpunimin e tyre në luftën kundër pandemisë....

Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia thellojnë bashkëpunimin e tyre në luftën kundër pandemisë. Sipas momerandumit të nënshkruar nga kryeministrat Zaev, Rama e Vuciq, qytetarët e tre vendeve do të kenë trajtim shëndetsor falas të ndërsjellë dhe do të ndihmohen ndërmjet vet në qoftë se tek ndonjë vend vjen deri te stërngarkimi i sistemit shëndetsor. Tre vendet do të punojnë së bashku edhe në sigurimin e vaksinave kundër Covid19.
“Në qoftë se ndonjë qytetarë i Maqedonisë së Veriut sëmuret dhe duhet të shërohet në Shqipëri apo Serbi, atëherë vendet tona fqinje do ta mbulojnë koston e shërimin dhe qytetarët tanë nuk duhet të paguajnë nga xhepi i tyre. E njejta do të vlerë anasjelltas edhe për qytetarët e Shqipërisë dhe Serbisë. Këto janë momente të solidaritetit, të të menduarit kthjellët, mbështetjes që e japim ndërmjet vete.”, tha Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë së Veriut.
Samiti në Sofje, Serbia me mbështetje për Shkupin dhe Tiranën
Kjo marrëveshje u arrit para samitit të Sofjes, në të cilën do të merr pjesë edhe pala kosovare. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria shpresojnë se me këtë samit do të fillojë përfundimisht nisja e negociatave me BE-në, kurse Serbia u tregua e gatshme për të mbështetur këto dy vende në rrugën e tyre evropiane.
“Me samitin e Sofjes fillon një fazë e re e bashkëpunimit me pjesmarrjen e Kosovës në këtë proces. Shpresoj se edhe dy vendet tjera Bosnja e Hercegovina si dhe Mali i zi do të bashkohen për një të ardhme më të mirë të Balkanit Perendimor. Është e rëndësishme që nesër ne do ta tregojmë gatishmërinë tona për zgjerimin e korridoreve të gjelbërta me vendet e Evropës. Gjithashtu kei pozicion të përbashkët kur bëhet fjalë për marrëveshjen e re të gjelbër, por duam të theksojmë se Evropa duhe të tregojë mbsëhtetje për shtetet tona.”, tha tha Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.
“Qytetarët tonë do të kuptojnë se kjo iniciativë jo vetëm që nuk është e zbrazur dhe burokratike, siç ishin shumë tjera përpara, por është diçka që do të na sjell beneficione ekonomike dhe besim të ndërsjellë. Në samitin e Ssofjes, Serbia do ti mbështet edhe Tiranën dhe Shkupin në rrugën evropiane dhe do të kërkoj nga vendet evropiane, anëtare të BE-së të fillojnë bisedimet për anëtarësim të plotë për vendet e juaja.”, tha Aleksandar Vuçiq, kryeministër i Serbisë.
Bashkëpunimi rajonal, Zaev: Mirëpresim vendimin e Kosovës
“Më vjen mirë që edhe Kosova ka pranuar ftesën dhe i është bashkangjitur procesit, për thellim të bashkëpnimit rajonal ndërsa besoj që shumë shpejtë do të na bashkëngjiten edhe Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi.”, tha Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë së Veriut.
Shqipëria dhe Serbia nënshkruan edhe marrëveshje për lëvizje vetëm me letërnjoftim të qytetarëve të të dy vendeve.
ERSAN PAJAZITI
