Maqedoni

Shtesat në pagat e gykatësve kushtetus, KPK: Nuk kanë kompetenca, do hetojmë rastin

09.11.2020 15:54

Komisioni për parandalimin e korrupsionit paralajmëroi se do të hetojë rastin me rritjen e shtesave në pagë...

Komisioni për parandalimin e korrupsionit paralajmëroi se do të hetojë rastin me rritjen e shtesave në pagë, të cilën për pagat e tyre e votuan vetë gjykatësit kushtetues. Kryetarja e Komisionit për antikorrupsion Biljana Ivanovska tha se me Rregulloren për punë të gjykatës Kushtetuese rregullohet mënyra e punës, por jo rritja e pagave.
 
"Fakt është se duhet ligj për punën e gjykatës Kushtetuese. Është fakt se ata punojnë me rregullore nga viti 1991, që është vjetërsuar. Gjykata Kushtetuese, tani shpejt, diku në fund të muajit tetor, ka ndryshuar rregulloren, duke marrë dispozita nga Ligji për gjykatat dhe është shtuar edhe një dispozit me të cilën definohen këto të drejta. Por është fakt se në Kushtetutë qëndron se, Rregullorja e rregullon mënyrën dhe veprimin Gjykatës Kushtetuese me lëndët e tyre dhe jo të drejtat për shtesa të veçanta. Nuk mund të rregullohet me Rregullore, diçka ajo që duhet të jetë me Ligj.", tha Biljana Ivanovska, kryetare e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit.
 
Gjykatësit Kushtetues më 22 tetor, vetë I kanë votuar shtesat në pagat e tyre në lartësi prej 35% nga paga mujore.Vendimi për shtesat në pagë, tani janë publikuar në Gazetën Zyrtare. Maqedonia e Veriut,  është vendi i vetëm në botë që nuk ka Ligj të posaçëm për Gjykatën Kushtetuese, ndërsa me ligje të posaçme për pagat e gjykatësve në gjykatat e rregullta dhe prokurorët janë të rregulluara pagat për këto dy profesione për punë me rrezik.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI