Maqedoni
Shekerinska: Krivollak, karta jonë e identitetit në NATO
09.11.2020 16:18
Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, vizitoi poligonin ushtarak në Krivolak..

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, vizitoi poligonin ushtarak në Krivolak, të cilin e cilësoi si burim shtesë në mbrojtjen kolektive dhe sigurinë e Aleancës dhe kartën tonë të identitetit në NATO. Ne e arritëm qëllimin tonë strategjik, të hapim poligonin 'Krivolak' në veri dhe ta lidhim atë me poligonin e qitjes Penush afër Shtipit në mënyrë që të mund të qasemi në poligon nga dy anët dhe të lëshojmë presionin që deri më tani ekzistonte ekskluzivisht përmes Negotinës, thotë ministrja e mbrojtjes.
"Me këtë investim, me këtë infrastrukturë të re, vitin e ardhshëm kur një tjetër stërvitje e madhe do të organizohet në bashkëpunim me Ushtrinë e SHBA dhe disa ushtri të tjera fqinje, ne do të kemi shancin t'u tregojmë atyre se sa e kemi përmirësuar këtë terren stërvitjeje brenda vetëm një viti dhe kjo do të rrisë interesimin për punën e përbashkët në Krivolak.", tha Radmilla Shekerinska, ministre e mbrojtjes.
Sekerinska njoftoi mbështetjen financiare nga ushtria amerikane për një pjesë të projektit. Në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm ne presim që inxhinierët amerikanë të bashkohen me inxhinierët nga RMV në aktivitetet për zhvillimin e infrastrukturës.
BESIM ABDULLAI
