Maqedoni

Alternativa: Mash të ndajë pasjisje it, paga shtesë mësuesve

09.11.2020 16:28

Alternativa konsideron se Ministria e Arsimit ka dështuar në organizimin e procesit arsimor cilësor në kushte pandemie....

Alternativa konsideron se Ministria e Arsimit ka dështuar në organizimin e procesit arsimor cilësor në kushte pandemie.  Ata akuzojnë ministren Carovska, se duke menduar të kursejë fondet e shkollave për ngrohje, nuk e ka para sysh se me mësimin Online ua shton shpenzimet dhe harxhimet mësimdhënësve dhe prindërve të nxënësve. Kërkojnë që MASH tu ndan pajisje IT nxënësve e tua shtojë rrogat mësuesve
 
"Meqë shumica e mësimdhënësve punojnë nga shtëpia, ALTERNATIVA i propozon Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të ndajë nga 50 euro shtesë në secilën rrogë të çdo arsimtari për ngrohje dhe internet, sepse ata tani shpenzojnë më tepër për ta realizuar mësimin. Gjithashtu për mbarëvajtjen e mësimit online Qeveria, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, komunat dhe drejtuesit e tjerë të institucioneve duhet t'u sigurojnë nxënësve kushte optimale për mësim, t’i pajisin me llaptopë, PC ose tabletë, si edhe të gjenden mënyra që të sigurohet qasje në internet për ata që nuk kanë mundësi të tillë.", thonë nga Alternativa.