Maqedoni
Ohër – Strugë, humbje të mëdha për gastronomët dhe hotelierët
09.11.2020 16:33
Rritja e numrit të të infektuarve me Covid 19 vazhdon të shkaktojë humbje të mëdha tek objektet gastronomike dhe hotelet në Ohër dhe Strugë...

Rritja e numrit të të infektuarve me Covid 19 vazhdon të shkaktojë humbje të mëdha tek objektet gastronomike dhe hotelet në Ohër dhe Strugë. Masat e reja të qeverisë sipas të cilave objektet gastronomike duhet të punojnë deri në ora 21, prekin shumë këto biznese, të cilët thonë se nuk mund të mbijetojnë me orar të shkurtuar dhe paralajmërojnë edhe pushim nga puna ose do të ulin pagat e punonjësve.
“Mendoj se masat janë të shpejtuar, këtu njerëzit mund të thuhet se janë më të mbrojtur. Mendoj që me këtë masë, të punohet deri në ora 21 do të kemi shumë dëme financiare, me zvogëlimin e fitmit, nuk mund të them mesiguri, por mund të ketë edhe pushim nga puna një pjesë të punonjësve ose ulje të rrogave.”, tha Antonio Naumoski, pronar i një kafeneje në Ohër.
Përhapja në rritje e virusit vazhdon të dëmtojë edhe hotelierët të cilët thonë se nuk ka asnjë rezervim gjatë muajve të ardhshëm. Megjithatë ata thonë se paketa ekonomike nga qeveria do të ndihmojë sado pak në pagat e punonjësve.
“Subvencionet i kemi dit, ka disa kushte nuk dua të them se janë të vështira, deri diku edhe reale, se normalisht nëse nuk ke humbje prej vitit të kaluar nuk mund të marrish subvencione, ne si hotel kemi deri diku, besoj se do i plotësojmë pagat minimale, do i marim. Un besoj se duhet të vazhdohen vauçerët, minimum deri në maj duhet të ketë.”, tha Erhan Papraniku, pronar i një hoteli.
“Nuk ka asnjë mysafir tek të cilët mund ti shfrytëzojmë këto protokolle. Qeveria do të sjellë paketën për ndihma e cila pak a shumë do të ndihmojë, kështu që do të mbetet numri i punonjësve në hotel, presim në çdo moment, edhe nëse asgjë tjetër, të paktën numri i puntorëve të mbetet i njëjë.”, tha Ana Jançeva, menaxhere hoteli.
Shumë hotele dhe objekte të tjera akomodimi në Strugë dhe Ohër kanë vënë çelës në dyert e tyre. Pandemia gjithashtu ka shkaktuar humbje të mëdha edhe tek biznese të tjera në këto dy qytete.
ILMIJE ZHAKU
