Ekonomi
Bekteshi: Fillon realizimi i gjashtë masave të Ministrisë së Ekonomisë nga Pakoja e katërt e masave qeveritare
09.11.2020 17:39
Fillon zbatimi i gjashtë masave në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë nga Pakoja...

Fillon zbatimi i gjashtë masave në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë nga Pakoja e katërt e masave ekonomike të Qeverisë për rivitalizimin dhe rifillimin e ekonomisë në kushtet e COVID 19, njoftoi Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
Me vendim të Qeverisë, Ministria e Ekonomisë do të transferojë 60,000,000 denarë, pra 1 milion euro në një llogari të veçantë të caktuar të Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut, e cila do të mundësojë fillimin e realizimit të një linje kredie pa interes për kompanitë mikro dhe të vogla të mesme nga Pakoja e katërt e masave ekonomike të Qeverisë për përballje me pasojat e COVID 19.
Kjo linjë kredie do të lansohet me një grant nga Bashkimi Evropian përmes Bankës për Zhvillim në kuadër të masave për rivitalizimin dhe rifillimin e ekonomisë në kushte të virusit COVID-19.
Në seancën e sotme të Qeverisë u miratuan edhe dy programe në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë për mbështetjen e turizmit nga Pakoja e katërt e masave.
Me këto dy programe fillon zbatimi i pesë masave nën kompetencën e Ministrisë së Ekonomisë për mbështetje të sektorit të turizmit.
Bëhet fjalë pët këto masa:
-Kthimi i tarifës së paguar të qëndrimit të përkohshëm për vitin 2019 në të gjitha objektet e kategorizuara hotelierike
-Grante për agjenci udhëtimi të licencuara
-Grante për udhëzues të licencuar turistikë
-Granat për restorantet e dasmave
-Grantet për këndet e lojërave
Vlera totale e dy programeve të mbështetjes së turizmit është 459,650,000 denarë.
Pas publikimit të Programeve në Gazetën Zyrtare, Ministria e Ekonomisë do të shpallë thirrje publike në të cilat mund të aplikojnë të gjithë individët dhe personat juridikë, thuhet në njoftimin e kabinetit të ministit Bekteshi.
