Objekti i Qeverisë përfshihet nga zjarri
Një zjarr ka kapluar mëngjesin e sotëm hapësirat e bodrumit të qeverisë dhe i njëjti është lokalizuar menjëherë pas intervenimit të shpejtë të ekipeve të zjarrfikësve.....

Sipas informacioneve të para, është djegur vetëm materiali ndërtimor, ndërsa dyshohet se zjarri ka shpërthyer deri sa punonjësit kanë montuar instalimin elektrik.
Dy ekipet e zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit kanë intervenuar me shpejtësi dhe kanë arritur të lokalizojnë zjarrin. Që të shuajnë zjarrin, zjarrfikësve u duhej të thyenin fasadën e re të godinës, por ende nuk dihet dëmi i saktë material.
Edhe përkundër lokalizimit të zjarrit, ekipet e zjarrfikësve për shkaqe sigurie do të vazhdojnë të qëndrojnë edhe për disa orë para objektit të qeverisë. Punëtorët e evakuuar janë kthyer në vendet e tyre të punës.
