Botë
Covid-19: 13 të vdekur dhe 637 raste të reja në Kosovë
09.11.2020 18:00
Gjatë 24 orëve të kaluara Instituti Kombëtar i Shëndësisë Publike në Kosovë...

Gjatë 24 orëve të kaluara Instituti Kombëtar i Shëndësisë Publike në Kosovë, ka regjistruar edhe 637 raste me Covid-19.
Rezultatet janë në bazë të 1.712 mostrave të testuara. Gjatë kësaj periudhe kanë vdekur edhe 13 pacientë. Sipas IKSHPK-së, janë shënuar edhe 104 pacientë të shëruar nga sëmundja, ndërsa raste aktive janë 7.798.
Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, zhvilloi të hënën një takim me kryetarët e komunave, me të cilët diskutoi për hapat që duhen ndërmarrë për frenimin e përhapjes së virusit korona.
Zemaj tha se lakorja e rasteve të fundit kërkon kujdes të shtuar dhe aktiv. Në fundjavën që shkoi, në Kosovë ka qenë e ndaluar veprimtaria e të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit. Gjithashtu u vendos karantinë në disa komuna, përfshirë Prishtinën.
