Botë

“Hetimi i UÇK”, Rama i kërkon sqarime kryetarit të PD-së Bashës, për të kaluarën

09.11.2020 18:43

Kryeministri I Shqipërisë Edi Rama ngulmoi përsëri sot të pasjen e një përgjigje nga Lulzim Basha...

Kryeministri I Shqipërisë Edi Rama ngulmoi përsëri sot të pasjen e një përgjigje nga Lulzim Basha, për rolin e tij kur ishte pjesë e UNMIK në Kosovë.
 
“Lulëzim nuk kalohet me sharje kjo historia e të kaluarës tënde si hetues i UÇK! Lulzim Basha ka punuar për Tribunalin dhe Departamentin e Drejtësisë së UNMIK pas luftës dhe ka hetuar personalisht vendmbajtjet e robërve në veri të Shqipërisë” Human Right ëatch”. Sharjet e akuzat qesharake për mua si fajtor pse në Shqipëri numrat e të infektuarve po rriten si kudo, s’të mbrojnë dot nga kjo hije e të kaluarës që këto ditë të rênda për Kosovën, vetëm zmadhohet e rëndohet nga bishtnimi yt! Dil sqaro rolin tënd në atë raport të turpshëm”, tha Rama.
 
Por Basha nuk than ë pergjigjen e tij, asnjë fjalë për punësimin në UNMIK.
 
“Të gjithë e kuptojnë se ti gënjen e shpif vetëm për të larguar vëmendjen nga pyetjet që ju interesojnë vërtet qytetarëve: Pse qindra shqiptarë kanë humbur jetën nga COVID si rezultat i dështimit tënd?Pse spitalet janë mbushur plot dhe të sëmurët dergjen në ambulanca dhe korridore?”, tha Basha.