Tre astronautët kthehen nga hapësira
10.11.2014 12:02
Tre astronautë janë kthyer në Tokë pasi kanë kaluar 165 ditë në bord të Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.........

Kontrolli i fluturimeve në Moskë ka njoftuar se anija kozmike e Soyuz-së mbante tre astronautë, një amerikan, një rus dhe një gjerman. Anija kozmike është kthyer në mënyrë të sigurt pranë Arkalyk në veri të Kazakistanit, sot më 10 nëntor.
Agjencia Ndërkombëtare e Hapësirës, NASA, ka bërë të ditur se tre astronautë të tjerë në fund të këtij muaji do t’i bashkohen ekuipazhit në bordin e Stacionit të Hapësirës.
