Maqedoni

Covid 19: 20 të vdekur, 515 pozitiv, dhe 1194 të shëruar

09.11.2020 20:47

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 1293 testime të bëra ka regjistruar 515...

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 1293 testime të bëra ka regjistruar 515 raste të reja të të infektuarve, kanë humbur jetën 20  persona ndërsa  janë shëruar 1194 pacientë.

Me numrin më të madh të të infektuarve kryeson Shkupi me 207 raste të të infektuarve i pasuar nga Kumanova dhe Shtipi me 33, Prilepi me 25, Manastiri me 22, dhe qytetet e tjera me më pak të infektuar. Jetën e kanë humbur 20 perosna katër nga Strumica në moshë prej 48,63,65 70 tre nga Shkupi në moshë 63, 67 и 75, dy nga Tetova 36, 55 vjeç, dy nga Gostivari 58 dhe 69 vjeç, dy nga Kumanova 62, dhe 85 vjeç, dy nga Prilepi 38 dhe 46 vjeç një nga Shtipi 53 vjeç, një nga Manastiri 79 vjeç, një nga Ohri 74 vjeç, një nga kriva Pallanka 67 vjeç, dhe një nga Krusheva 54 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur  në gjashtë pika do të bëhet testimi i shpejtë për Kovid-19, rezultatet e së cilës do të fitohen për 10 deri 15 minuta. 

Testime të tilla do të bëhen në Poliklinikën Gjorçe Petrov, Çair, Hasanbeg, Bit Pazar, Jane Sandanski dhe Poliklinikën Mlin Ballkan.Këta teste janë për detektimin e virusit Kovid-19, dhe jo të antitrupave. Testet e shpejta do të rezervohen nga mjeku amë përmes  “Termini Im”.