Maqedoni
Parashikimi i motit
10.11.2020 09:02
Moti në vend do të jetë me diell me vranësira të vogla lokale.

Moti në vend do të jetë me diell me vranësira të vogla lokale. Paradite nëpër disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës dhe vranësira të ulëta.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -3 deri 3 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 14 deri 20 gradë celcius.
Në Shkup në orët e mëngjesit moti do të jetë me mjegull dhe temperaturë deri në 1 gradë, ndërsa në mesditë dhe pasdite moti do të jetë me diell dhe temperaturë deri në 14 gradë Celsius.
Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë stabil dhe me diell. Do të fryjë erë e lehtë, si dhe do të ketë lagështi në disa vende.
