Botë

Kadri Veseli sot në paraqitjen e parë në Gjykatën Speciale

10.11.2020 10:44

Ndërkohë, sot në orën 15:00, ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, do të bëjë paraqitjen e parë në sallën e gjyqit...

Ndërkohë, sot në orën 15:00, ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, do të bëjë paraqitjen e parë në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara në Hagë. Seanca do të jetë publike.
 
Veseli do të njihet edhe njëherë me të gjitha pikat e aktakuzës së konfirmuar kundër tij, që kryesisht kanë të bëjnë me krime lufte dhe kundër njerëzimit.
 
Veseli është vetëdorëzuar më 5 nëntor dhe është transferuar në qendrën e paraburgimit në Hagë në të njëjtën ditë.