Botë

Mbahet sot Samiti i Sofjes për krijimin e Tregut të Përbashkët Rajonal

10.11.2020 11:02

Liderët kryesorë të Bashkimit Europian mblidhen sot në Sofje...

Liderët kryesorë të Bashkimit Europian mblidhen sot në Sofje, së bashku me krerët e shteteve të rajonit të Ballkanit. Në kuadër të Procesit të Berlinit me të cilin këtë vit bashkëkryesojnë Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, në Samitin e Sofjes, pritet të miratohet plani për realizimin e zonës ekonomike rajonale dhe lëvizjen e lirë mes këtyre vendeve vetëm me kartë identiteti. 
 
Kryeministri Zoran Zaev pret që samiti në Sofje të dërgojë edhe një herë mesazhin e hapjes së kapitujve të parë, respektivisht mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
 
“Pres mbështetje serioze për rrugën evropiane të të gjashtë shteteve anëtare të Ballkanit Perëndimor, të cilët janë kandidatë dhe duan më shpejtë të jenë anëtarë të plotë të BE-së. Dhe sigurisht që pres që samiti i Berlinittë dërgojë edhe një herë mesazhin në fillim të negociatave, respektivisht hapjen e kapitujve të parë, respektivisht mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare të BE-së me Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Maqedonisë të Veriut”, deklaroi dje Zaev.
 
Në samitin e sotëm merr pjesë edhe Kosova.