Maqedoni

Filipçe: Në 6 punkte po bëhen testime të shpejta

10.11.2020 13:31

Në 6 punkte në Shkup ka nisur testimi i shpejtë për “Covid 19”....

Në 6 punkte në Shkup ka nisur testimi i shpejtë për “Covid 19”. Testimet e shpejta aktualisht realizohen në “Jane Sandanski”, në Gjorçe Petrov, në poliklinikat në Çair dhe Hasanbeg, në Bitpazar dhe Mlin Ballkan, bëri të ditur minsitri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Ka sisteme adekuate për caktimin e termineve nëpërmjet mjekëve amë. Me ato teste mund të testohen pacient që janë në kuadër të pesç ditëve që nga fillimi i simptomeve. Nëse kanë kaluar 5 ditë bëhet testim klasik PCR. Me testet e shpejta bëhen diku mes 300 deri në 500 teste në ditë. Testet e shpejta janë shpërndarë në të gjitha spitalet, ku pranohen pacient dhe planifikojmë të shpërndahen edhe në qendra tjera të shëndetit publik, që të mbulohet nevoja për teste të shpejta brenda disa ditësh.”, - tha Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Filipçe: Në Strumicë e Kumanovë nuk ka krevatë të lirë

Poashtu minsitri tha se në të gjitha spitalet ka krevat të lirë për pacientët me “Covid 19”, përveç në Strumicë dhe Kumanovë.

“Bëhet fjalë jo vetëm për klinikat infektive por edhe për klinikat interene të cilat janë adaptuar për trajnimin e pacintëve me kovid. Në klinikën infektive dhe spitalin modular janë të vendosur 160 pacientë, rreth 90 në klinikën “8 Shtatori”, 40 në spitalin në Kozle dhe 55 në institutin e mushkërive.”, tha Filipçe.

Filipçe: Qytetarët të respektojnë masat

Minsitri tha se nuk parashihet vendosja e orës policore, apo karantinës, ndërsa kërkoi të respektohen masat e miratuara nga qeveria, pasi siç tha ai gjendja është tejet serioze dhe qytetarët duhet të shmangin grupimet, apo daljet e pa nevojshme nga shtëpia.

“Në mledhjen e qeverisë sollëm edhe disa masa dhe rekomandime, nga komisioni dhe ministria, që janë kufizim për grupim jo më shumë  se 4 njerëz gjatë tërë ditës apo natës.”, tha Filipçe.

 Qëllimi i kësaj mase është të pengohet grupimi në parqe dhe hapësirat tjera publike sqaroi minsitri, ndërsa masa nuk vlen për transportin publik, tregjet, apo aktivitetet sportive, për çka janë dhënë protokole të veçanta për funksionim.

Filipçe: Vaksina anti kovid në janar ose shkurt 2021

Sa i përket vaksinës kundër Covid-19 ajo pritet të sigurohet në dy muajt e parë të vitit të ardhshëm, në janar ose shkurt, thotë ministri i shëndetësisë.

“Edhe kompania e dytë pas kompanisë AstraZeneca, kompania Pfizer ka aplikuar për leje për përdorim në Agjencinë Evropiane për Ilaçe, kjo procedurë zakonisht zgjat disa muaj, kur të mbarojnë të gjitha fazat klinike të testimit, nisin procedurat administrative. Besoj se do të japin leje me të ashtuquajturën, procedurë urgjente dhe se deri në Vitin e Ri do të marrin leje dy vaksinat për distrubuim.”, tha ministri i shëdnetësisë, Venko Filipçe.

Filipçe tha se vendi tashmë është pjesë e COVAX mekanizmit, dhe se përveç këtij mekanizmi kanë edhe dy oferta nga Polonia dhe Greqia për furnizim me vaksinë. (Rejhane Bushi Metaj, TVM2)