Dy sulme vetëvrasëse në Afganistan

10.11.2014 12:40

Zyrtarë në Afganistan kanë njoftuar se dy sulme vetëvrasëse me bombë kanë vrarë sot më së paku 10 policë dhe një civil.......

Sulmi i parë ka ndodhur kur një person ka hedhur veten në ajër përpara njësisë policore në provincën Logar, duke vrarë 7 policë dhe një civil.

Sipas zëdhënësit të qeverisë, në mesin e të vrarëve është edhe komandanti i policisë lokale. Ndërsa tre policë të tjerë janë vrarë nga një sulm i ngjashëm në provincën Nangarhar.

Të njëjtën ditë, sot, ka shpërthyer edhe një tjetër bombë afër universitetit në Kabul, prej të cilit janë plagosur tre persona.