Maqedoni

Procesi i Berlinit, Zaev: Ka impuls për procesin e zgjerimit të BE-së

10.11.2020 14:04

Kryeministri i vendit Zoran Zaev nga Sofja shprehu optimzmin e tij për vazhdimin e procesit negociues të vendit drejt BE-së...

Kryeministri i vendit Zoran Zaev nga Sofja shprehu optimzmin e tij për vazhdimin e procesit negociues të vendit drejt BE-së. Në samitin e procesit të Berlinit, Zaev tha se ekziston mbështetje politike për procesin e zgjerimit dhe shansi i tillë duhet grabitur.
 
“Samiti i Zagrebit në maj dhe pakoja inovative për zgjerim nga KE këtë vjeshtë, një plan serioz investues dhe përpjekjet e kryesimit gjerman me BE-në, të gjitha këto paraqesin mundësi të shkëlqyer që rajoni I Ballkanit Perëndimor sigurt të përparojë drejt Unionit. Duke marrë gjithë këtë parasysh besoj se kemi implus të ripërtërirë si dhe një përkrahje politike evidente për procesin e zgjerimit dhe për zbatimin e bisedimeve drejt anëtarësimit. Ky shans duhet rrëmbyer dhe ta shfrytëzojmë për të mirën e të gjithë qytetarëve.”, tha kryeministri, Zoran Zaev.
 
Borisov: Përkrahim integrimin e vendeve të rajonit
 
Zaev në Sofje u prit nga homolgu i tij bullgar Bojko Borisov, bashkënikoqir i procesit të Berlinit. Borisov gjithashtu ripërsëriti gadishmërinë bullgare në zhvillimin e Ballkanit Perëndimor si dhe për të ndihmuar vendet aspirante në procesin integrues.
 
“Si nikoqir i Procesit të Berlinit, Bullgaria është e prirur nga dëshira të ndihmojë shtetet e rajonit në rrugën e tyre drejt eurointegrimit si dhe të përforcojë marrëdhëniet ndërfqinjësore, bashkëpunimin dhe sigurinë rajonale të cilat bëhen akoma më të rëndësishme kundrejt sfidave të përbashkëta.”, tha Bojko Borisov, kryeministër i Bullgarisë.
 
Merkel: E rëndësishme të arrini pajtim për ndasitë
 
Kancelarja gjermane Angela Merkel, vendi i së cilës kryeson me BE-në nëpërmjet video lidhjes, nga vendet e rajonit, kërkoi që të arrijnë kompromise për ndasitë që kanë.
 
“Procesi i Berlinit gjithmonë lidhet me pajtesën nga keqkuptimet dhe trashëgimitë nga e kaluara dhe shpresoj se ky proces do të vazhdojë. Ajo që dua të them për rajonin është se duhet të pajtoheni. Mos e haroni këtë pasiqë është tejet e rëndësishme.”, tha Angela Merkel, kancelare gjermane.
 
Samiti i Sofjes mbahet në kohën kur Bullgaria paralajmëroi veto për nisjen e bisedimeve të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe se zgjidhja e kontestit maqedono – bullgar është shikuar si parakusht për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare me BE-në në dhjetor.
   
MERALE ISMAILI