Botë

Armeni, trazira pas marrëveshjes me Azerbejxhanin

10.11.2020 14:27

Protestuesit sulmuan ndërtesat qeveritare pasi Armenia, Azerbajxhani dhe Rusia...

Protestuesit sulmuan ndërtesat qeveritare pasi Armenia, Azerbajxhani dhe Rusia nënshkruan marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit ushtarak në rajonin e diskutueshëm Malësia e Karabakut. Kryeministri armen Nikole Pashinia e përshkroi marrëveshjen si “jashtëzakonisht të dhimbshme për të dhe njerëzit e tij”, duke shtuar se e kishte nënshkruar atë me këmbënguljen e ushtrisë.
 
Por Qindra njerëz dolën në rrugët e Jerevanit për ta kundërshtuar marrëveshjen e paqes, duke thyer dritaret në rezidencën zyrtare të Pashinianit, të cilin e akuzojnë për tradhti. Turma e zemëruar gjithashtu arriti të hynte në parlamentin armen, me çrast e kanë sulmuar kryeparlamentarin Ararat Mirzojan, i cili është lënduar rëndë duke përfunduar në spital.
 
Pakënaqësitë e protestuesve kanë ardhur pasi 17 parti opozitare kanë kërkuar dorëheqjen e Pashinianit, duke e vlerësuar marrëveshjen si tradhëti kombëtare. Por ky i fundit ka paralajmëruar dënimin e organizatorëve të protestave.
 
"Të gjithë që po e shkatërrojnë ndërtesën e qeverisë, tani po u ngulin thika pas shpine ushtarëve në front. Por ka disa njerëz që po e vandalizojnë ndërtesën e qeverisë, ndërsa qëllimet e tyre janë të sinqerta pasi janë familjarë të ushtarëve të vrarë edhe unë përkulem para tyre.", tha Kryeminsitri i Armenisë, Nikole Pashinia. 
 
Sipas marrëveshjes së nënshkruar, Azerbajxhani do të mbajë territoret që fitoi në luftimet e fundit. Ndërsa, forcat etnike armene duhet të heqin dorë nga kontrolli i një numri të territoreve të tjerë deri më 1 Dhjetor. Marrëveshja ka sjellur festime në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku. Kryemisnistri I Azerbejxhanit Aliev tha se marrëveshja paraqet disfatë ushtarake për Armeninë.
 
"Kjo dëshmoi se sa është imadh populli i Azerbejxhanit, popull i pamposhtur. Ne jemi krenar në popullin dhe ushtrinë tonë. Jam i sigurtë se këto janë ditët më të lumtura në ditët e tyre.", tha Kryetari i Azerbejxhanit, Ilham Aliev.
 
Ndërkohë, Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se marrëveshja duhet të hapë rrugë për një zgjidhje të qëndrueshme politike të një konflikti i cili deri tani ka vrarë mijëra njerëz, ka zhvendosur shumë nga shtëpitë e tyre, dhe ka kërcënuar të fusë rajonin në një luftë më të madhe. Marrëveshja parasheh vendosjen e misionit paqësor rus në Malësinë e Karabakut që është i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit por i populluar nga armenët etnik. (Gyltene Sinani, TVM2)