Botë

“Covid 19”, rritet numri i rasteve te reja në rajon

10.11.2020 15:27

Në Kosovë brenda 24 orësh janë regjistruar 5 vdekje dhe 596 raste të reja me "Covid 19"...

Në Kosovë brenda 24 orësh janë regjistruar 5 vdekje dhe 596 raste të reja me "Covid 19". Numri total i rasteve pozitive deri më tani në Kosovë është 25.388 raste, prej të cilëve 773 kanë humbur jetën, gjithsej janë shëruar 16.362 persona, ndërsa numri i rasteve aktive është 8.253 të infektuar.

Rritja e numrit të prsonave të infektuar ka detyruar autoritetet në Shqipëri që të sjellin masa kufizuese, përkatësisht prej ditës së mërkurë, kufizohet lëvizja nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

“Nuk i kemi shpikur ne këto masa. Ka vende të tjera që, kur vala e dytë e pandemisë ka përparuar më shpejt, i kanë marrë këto masa. Ne po ndjekim të njëjtën trajektore. Periudha vjeshtë-dimër do të jetë sfiduese, jo vetëm për sistemin shëndetësor. I rëndësishëm mbetet vetëm zbatimi i rregullave dhe masave të vendosura nga autoritetet shëndetësore. Ka shumë që mund të bëjnë shaka dhe të pyesin pse virusi del pas orës 22:00? Ekspertët nxjerrin përfundimet e tyre mbi aktivitetet që rrisin rrezikun për përhapjen e infeksionit” – tha Ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, Ogerta Manastirliu.

Në Bullgari në 24 orët e fundit janë konfirmuar 3.816 të infektuar të rinj me “Covid-19”, teksa për një ditë janë raportuar mbi 100 raste të vdekjeve.

Në Bosnje e Hercegovinë  për 24 orë  janë regjistruar 1600 raste të reja, ndërsa betejën me “Covid 19” e kanë humbur 46 persona.

Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 356 raste të vdekjes më “Covid-19”, ndërkohë në Greqi janë regjistruar 41 raste të vdekjes, duke arritur në 825 numri i përgjithshëm.

Në Itali u regjistruan 25,271 raste të reja, ndërsa në Greqi 1,490 raste të reja, në përgjithësi.

Qeveria greke  ka informuar për mbylljen  e dytë që do të hyjë në fuqi nga e shtuna e kësaj fundjave, dhe që do të zgjasë vetëm 3 javë, deri më 30 nëntor.

Ndërkohë numri i amerikanëve me “Covid-19” të shtruar aktualisht është rritur rreth 73% gjatë 30 ditëve të fundit në të paktën 59,008 - një nivel rekord që tejkalon nivelin më të lartë të mëparshëm prej 58,370 në 22 korrik. Infeksionet e reja ditore, ndërkohë, tejkaluan 100,000 për të gjashtën ditë rresht.Shtrimet në spital janë një metrikë kryesore se si po përparon pandemia sepse, ndryshe nga numërimi i rasteve, ato nuk ndikohen nga numri i testeve të kryera.

Teksas raportoi numrin më të lartë të pacientëve të shtruar në spital me 6,103, ndjekur nga Illinois me 4,409 dhe Kalifornia me 3,668 pacientë, sipas vlerësimit të “Reuters”.

Numri i të shëruarve nga koronavirusi i ri “Covid-19” në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 36 milionë. Që nga shfaqja për herë të parë në Kinë dhjetorin e kaluar, virusi korona është përhapur në mbarë botën, duke infektuar mbi 51 milionë njerëz, duke shkaktuar mbi 1 milion e 268 mijë të vdekur. (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)