Maqedoni
Shkup, filloi vaksinimi kundër gripit sezonal
10.11.2020 15:53
Në gjashtë poliklinika në territorin e Komunës së Shkupit filloi vaksinimi kundër gripit sezonal....

Në gjashtë poliklinika në territorin e Komunës së Shkupit filloi vaksinimi kundër gripit sezonal. 40 mijë doza të vaksinës të siguruara do të jenë falas për grupet e rrezikuara në të cilin përfshihen personat mbi moshën 65 vjeçare, të sëmurët kronikë, punonjësit shëndetësor, gratë shtatzëna dhe fëmijët deri pesë vjeç. Autoritet apelojnë që qytetarët që kanë simptoma të virusit korona të mos paraqiten për vaksinim.
"Caktimi I terminit për vaksinim shkon permes mjekut amë, rrespektivisht permes Termin im. Pacientët me udhëzim mund të vijnë në punktet në kuadër të Shtëpisë së Shëndetit në teritortin e Shkupit në polikilinkat Gjorçe Petrov, Bukuresht, Çair, Bit Pazar, Çento dhe Jane Sandanski. Nëse pacientët dyshojnë se janë me temperature apo pozitiv në koronaviurs luten që të mos vijnë në punktet dhe të mos vaksionhen për gripit sezonal. Ndërsa nëse kanë qenë të infketuar rekomandohet të vaksionohen minium 1 muaj pas infektimit.", thanë mjekët.
Nga Ministria e shëndetësisë njoftuan se të gjitha terminet tashmë janë të zëna dhe ka një interesim të jashtëzakonshëm nga ana e qytetarëve. Vaksinimi njoftohet se do të bëhet çdo ditë punë në periudhën prej orës 14 deri 19 dhe të njejtat janë prodhim i kompanisë farmaceutike franceze “Sanofi Paster”.
ZEKIRJA MEXHITI
