Botë
Hagë, Veseli mohon akuzat për krime lufte
10.11.2020 16:38
Kadri Veseli në Gjykatën Speciale: Në të gjithat pikat, deklarohem me bindje se jam plotësisht i pafajshëm.

Kadri Veseli në Gjykatën Speciale: Në të gjithat pikat, deklarohem me bindje se jam plotësisht i pafajshëm.
Ish kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në paraqitjen e tij të parë para Dhomave të Specializuara, është deklaruar i pafajshëm. Në pyetjen e gjyqtarit në lidhje me 10 aktakuzat me të cilët Veseli ngarkohet, njëjtë sikur ish presidenti Thaçi dhe kryeparlamentari Krasniqi, se si deklarohet ai, Veseli ka thënë shkurt: "I dëgjova dhe i kam lexuar të gjitha pikat e aktakuzës.Më lejoni të deklarohem, me bindje të plotë, se jam tërësisht i pafajshëm në lidhje me të gjitha pikat e aktakuzës".
Sipas aktakuzës pjesëtarë të UÇK-së, gjatë marsit 1998 dhe shtatorit 1999 kishin kryer krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit duke arrestuar dhe ndaluar persona civilë në mënyrë të paligjshme, duke i trajtuar në mënyrë mizore, torturuar dhe zhdukur.Në mesin e shumë akuzave bëjnë pjesë edhe ato të vrasjeve të paligjshme.
GYLTENE SINANI
