Pendarovski, RMV duhet të filloj bisedimet me BE-në
Ne duhet ti fillojmë negociatat gjatë kryesimit të Gjermanisë me BE-në....

Ne duhet ti fillojmë negociatat gjatë kryesimit të Gjermanisë me BE-në, në rast bllokimi të këtij procesi, atëherë humbin edhe vlerat Evropiane, porositi presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, gjatë konferencës ndërkombëtare për të rinj kushtuar vlerave Evropiane.
Sipas tij porcesi i cili është vënë në pritje me vite të tëra gjithmonë e jep ndjenjën e frustrimit, prandaj anulimi i fillimit të negociatave do të jetë një porosi e keqe jo vetëm për qytetarët e vendit por për tër rajonin.
"Patjetër duhet të fillojmë negociatat gjatë kryesimit të Gjermanisë, nëse kemi bllokim të procesit atëherë do të humben edhe vlerat Evropiane. Do ti bëhet dëm i madh kredibilitetit te qytetarët e Maqedonisë dhe do të inkurajoj edhe migrimin të të rinjët. Porcesi i cili është vënë në pritje me vite të tëra gjithmonë e jep ndjenjën e frustrimit. Anulimi i fillimit të negociatave do të jetë një porosi e keqe jo vetëm për qytetarët e vendit, por për tërë rajonin. Këto janë vende që bëjnë sakrifica të mëdha që të jenë pjesë e BE-së dhe në fund nuk e marrin atë që e meritojnë. Vendimi do të tregoj nëse Europa është pazar i përbashkët ose bashkim i vlerave” – tha Presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski.
Sipas Pendarovskit, investimi më i rëndësishëm i Gjermanisë janë pikërisht përpjekjet për integrim të rajonit në BE. Bllokimi i mundshëm i negociatave sipas tij do të jetë dështim i BE-së.
Çuçuk optimist se RMV do të nis bisedimet me BE-në
Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Europian Ilhan Çuçuk, thotë se është optimist pasi që RVM-ja ka bër përpjekje të mëdha që ti afroj qytetarët e vetë me BE-në. Mbetet ende shumë për tu bërë kur flasim për reformat itegruese të vendit, thotë ai.
“Mendoj se Bullgaria dhe RVM-ja janë aleatë në NATO dhe dua ti shoh si aleatë edhe si shtete fqinje. Të shpërndajnë debate të përbashkëta historike por edhe të shpërndajnë ardhmëri të përbashkët në BE” – deklaroi raportuesi për RVM-në, në PE, Ilhan Çuçuk.
Në Konferencën kushtuar vlerave Evropiane dhe ardhmërisë së shteteve të Evropës Juglindore, vizuelisht vizionet e tyre i shprehën të rinjët nga më shumë shtete evropiane. (Fitim Kryeziu, TVM2)
