Samiti i Berlinit, treg të përbashkët për vendet nga Ballkani Perendimor

10.11.2020 17:10

Liderët e Ballkanit Perëndimor....

Liderët e Ballkanit Perëndimor u dakorduan për të forcuar bashkëpunimin ekonomik në rajon përmes zhvillimit të një Tregu të Përbashkët Rajonal, bazuar në rregullat dhe standardet e BE. 

Në deklaratën e përbashkët thuhet se ky pajtim u arrit “për të rritur bashkëpunimin ekonomik në rajon, duke zhvilluar Tregun e Përbashkët Rajonal, bazuar në standardet dhe rregullat e Bashkimit Evropian, për të rritur atraktivitetin dhe konkurrencën e rajonit dhe për të sjellë rajonin më afër tregjeve të Bashkimit Evropian”.

“Si një nga hapat drejt themelimit të ardhshëm të Tregut të Përbashkët Rajonal, ne miratuam sot në Sofje një Plan Veprimi, bazuar në katër liritë dhe pasuruar me fushat e tregtisë, digjitalizimit, investimeve, inovacionit dhe industrisë”, thuhet në deklaratë.

Në këtë samit, që u mbajt online, krahas Serbisë, Bosnje e Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Kosovës.

Kjo e fundit u përfaqësua nga kryeministri Avdullah Hoti, i cili tha se për të realizuar përfitimet e plota të bashkëpunimit rajonal, duhet larguar të gjitha barrierat e lëvizjes së lirë të mallrave, kapitalit, shërbimeve dhe të njerëzve.

“Ajo që na pengon neve për zhvillim të plotë të potencialit të Bashkëpunimit Ekonomik Rajonal, është mungesa e normalizimit të plotë të marrëdhënieve midis vendeve të rajonit, veçanërisht mungesa e njohjes së Kosovës nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Unë pres që procesi i dialogut në Bruksel të përfundojë me sukses, së shpejti. Ne jemi të përkushtuar që t’i zgjidhim të gjitha çështjet bilaterale me Serbinë si pjesë e procesit të Brukselit”, theksoi kryeminsitri kosovar Hoti. (Zekirja Mexhiti, TVM2)