LSDM, ndryshime në ligjin për pensionim

10.11.2020 18:34

LSDM-ja ka dorëzuar në Kuvend ndryshimet ligjore....

LSDM-ja ka dorëzuar në Kuvend ndryshimet ligjore në lidhje me kushtet e pensionimit. Me këto ndryshime parashihet, Pensionim i detyruar në moshën 64 vjeçare dhe me të paktën 15 vjet stazh pune.

Me propozim-ndryshimet e fundit ligjore, synohet hapja e mundësive të reja për punësimi për të rinjtë.

Përjashtime janë paraparë në rastet e mungesës së kuadrove në profesionet deficitare.

“Përjashtim nga rregulli për pensionim në 64 vjet dhe 15 vite stazh do të ketë në shëndetësi dhe në arsimin e lartë ku stazhi i punës do të mund të vazhdohet vit pas viti, e shumta deri në moshën 67 vjeçare. Bashkë me propozim-ndryshimet në ligjin për marrëdhënie pune, i dorëzojmë edhe propozim-ndryshimet në ligjin për nëpunës administrativ, me të cilin do të kapen tërësisht të punësuarit edhe në sektorin publik, edhe në atë privat” – tha koordinatorI i grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitrevski.