Nuhiu, burimi i dëshmive duhet të provohet

10.11.2020 19:12

Prokurori i Specializuar nuk do ta ketë aq lehtë...

Prokurori i Specializuar nuk do ta ketë aq lehtë përballjen me të akuzuarit në Hagë, ndaj ish drejtuesve të UÇK-së, ka vlerësuar, Zv/Ministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu.

Zv. Ministri Nuhiu thekson se “burimi i dëshmive duhet të provohet, sepse shpeshherë burimi i provave e ndryshon cilësinë e saj. Nëse nuk provohet burimi i provës konkrete, atëhere do të kemi papërdorshmërinë e asaj prove”,  thotë Nuhiu.

“Akuza për ekzistencën e qëllimit të përbashkët kriminal nuk do të mbetet nën hijen e veprimeve hetimore dhe ndjekjes penale te ndermarrë nga ana e Prokurorit te Specializuar.  Ajo duhet të argumentohet gjatë zhvillimit të procedurave para Dhomave te Specializuara me prova! Prezentimi i provave do të bëhet në prani të të akuzuarve me qëllim të kundër argumentimit. Po edhe burimi i dëshmive duhet të provohet, sepse shpeshherë burimi i provave e ndryshon cilësinë e saj.

Nëse nuk provohet burimi i provës konkrete, atëhere do të kemi papërdorshmërinë e asaj prove. Gjykimi per përgjegjesi penale nuk është aq i thjeshtë!” - ka shkruar Zv. minsitri i Drejtësisë, Agim Nuhiu.