Osmani, aktualisht nuk mund të vazhdojë dialogu
10.11.2020 19:50
Në rrethanat aktuale në të cilat ndodhet Kosova...

Në rrethanat aktuale në të cilat ndodhet Kosova nuk mund të vazhdoj dialogu Kosovë-Serbi, vlerëson ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani.
Ajo njëherit bën të ditur se nuk ka ndërmend të bëhet pjesë e dialogut.
“Unë mendoj që për shkak të zhvillimeve aktuale tani nuk është momenti që të vazhdohet dialogu menjëherë. Dhe duhet që institucionet e Kosovës të marrin pak kohë, të ulemi, të konsultohemi mes vetes, të krijojmë një qëndrim shumë më të unifikuar rreth dialogut, sepse është e domosdoshme që kushdo që negocion në emër të Kosovës, për fatin e Kosovës, të ketë një qëndrim shumë më të unifikuar të spektrit politik se sa vetëm të koalicionit që përfaqëson”, - ka thënë Osmani.
