“Covid 19”, 30 të vdekur, 847 të infektuar dhe 530 të shëruar
Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar gjithsej 947 raste...

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar gjithsej 947 raste të reja pozitive, nga 3042 teste të kryera. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup, 530 persona. Poashtu ka qenë i lartë edhe numri i të shëruarve, pasi autoritetet shëndetësore kanë njoftuar për 691 të shëruar.
Poashtu në 24 orët e fundit kanë humbur jetën edhe 30 persona të prekur nga “Covid 19”, edhe atë 6 nga Shkupi, 5 nga Kumanova, 5 nga Tetova, 5 nga Kavadari, 3 nga Prilepi, 2 nga Radovishi, 1 nga Shtipi, 1 nga Manastiri, 1 nga Gostivari dhe 1 pacient nga Koçani.
Pacienti më i ri që ka ndërruar jetë është i moshës 54 vjeçare, ndërsa më i moshuari 83 vjeç.
Numri i personave që kanë ndërruar jetë që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 1186 persona, nga numri i përgjithshëm i të infektuarve prej 41222 persona, prej të cilëve 24920 janë shëruar, ndërsa raste aktive aktualisht janë 15116. (Fitim Kryeziu, TVM2)
