Tërmet në Maqedoni
11.11.2020 05:38
Një tërmet me magnitudë 5 shkallës të Rihterit...

Një tërmet me magnitudë 5 shkallës të Rihterit sipas stacioneve gjeologjike ndërkombëtare ka tronditur pak më parë zonën e Gostivarit, respektivisht Mavrovës.
Tërmeti ndodhi saktë në ora 04:54 minuta me epiqendër afër Leunovës.
Gjatë 24 orëve të fundit, në botë ka pasur 2 tërmete me madhësi 5.0 ose më të larta.
36 tërmete me madhësi 4.0 ose më të larta, 91 tërmete me magnitudë 3.0 ose më të larta, dhe 230 tërmete me madhësi 2.0 ose më të larta.
Kishte edhe 451 tërmete nën magnitudë 2.0 të cilat njerëzit normalisht nuk i ndiejnë.
